“Ji i fortë, i guximshëm dhe i patrembur!” – Presidentja e KE i qëndron në krah Zelenskyt
Pasi liderët e vendeve perëndimore i dolën në krah Volodymyr Zelensky pas asaj që ndodhi në takimin me Donald Trump , presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se është në anën e Ukrainës.
Ursula von der Leyen shkroi në postimin e saj: “Ji e fortë, ji e guximshme, ji i patrembur. Ti nuk je kurrë vetëm, i dashur President Zelensky. Ne do të vazhdojmë të punojmë me ju për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, ka shkruar ajo në X.