Debati Trump-Zelensky! Macron zhvillon bisedë telefonike me presidentin ukrainas: Volodymyr, ti nuk je vetëm
Njëri pas tjetrit, liderët perëndimorë janë pozicionuar në anën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, pas takimit tensionues të Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.
Mesazhi i udhëheqësve evropianë është se vendet e tyre do të vazhdojnë të mbështesin presidentin e Ukrainës, si dhe popullin e saj.
Pas takimit me Trump-Zelensky, presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një bisedë telefonike me Volodymyr Zelensky.
Thirrja telefonike vjen pasi udhëheqësit evropianë dërguan mesazhe mbështetjeje Zelenskyt.
Gjatë telefonatë, presidenti francez Emmanuel Macron, pasi theksoi se Rusia është agresori dhe ukrainasit janë njerëzit e sulmuar, tha se “duhet të respektohen ata që po luftuan që në fillim”.
Në një postim në platformën X, kryeministri polak dhe ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk iu drejtua Zelenskyt duke shkruar ” i dashur Zelensky, të dashur miq ukrainas, ju nuk jeni vetëm”.
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerboc shkroi në rrjete sociale: “Ukraina nuk është vetëm”.
“Gjermania së bashku me aleatët tanë evropianë qëndron e bashkuar përkrah Ukrainës – dhe kundër agresionit rus. Ukraina mund të bazohet në mbështetjen e palëkundur nga Gjermania, Evropa dhe më gjerë. Mbrojtja e tyre e demokracisë dhe kërkimi i tyre për paqe dhe siguri është e jona.”
Presidentja moldave Maia Sandu
“E vërteta është e thjeshtë. Rusia pushtoi Ukrainën. Rusia është agresori”, tha presidentja në rrjete sociale.
“Ukraina mbron lirinë e saj – dhe tonën. Ne qëndrojmë me Ukrainën.”
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda: “Ukrainë, nuk do të ecësh kurrë vetëm”.
Ministri i Jashtëm estonez Margus Tsahkna: “E vetmja pengesë për paqen është vendimi i diktatorit rus Vladimir Putin për të vazhduar luftën e tij të agresionit. Nëse Ukraina pushon së luftuari, nuk do të ketë Ukrainë”, tha ai.
“Mbështetja e Estonisë për Ukrainën mbetet e palëkundur. Është koha që Evropa të përparojë. Nuk kemi nevojë të presim që të ndodhë diçka tjetër; Evropa ka burime të mjaftueshme, duke përfshirë asetet e ngrira të Rusisë, për t’i mundësuar Ukrainës të vazhdojë luftën.”