Sat, Apr 19, 2025

Milan, Abraham: Në Champions u zhgënjyem, por jemi në garë për trofe

  • PublishedMarch 1, 2025

Milan, Abraham: Në Champions u zhgënjyem, por jemi në garë për trofe

Sulmuesi i AC Milan, Tammy Abraham foli për ‘CBS Sports Golazo’, duke u ndalur te edicioni i kuqezinjve.

“Gjithmonë do të ketë ulje dhe ngritje, ka të bëjë me mënyrën se si ne i kapërcejmë ato. Ne donim të ishim në një kompeticion të madh si Champions, por ndonjëherë ju fitoni dhe nganjëherë humbni.

Ky është një nga ato raste kur ne duhet të mësojmë dhe të bëhemi më të fortë si ekip. Ne kemi shansin të fitojmë një trofe tjetër, dhe ne po luftojmë për të”- tha Abraham.

Kujtojmë që Milan është në në Kupën e Italisë.

(J.S/)


AlbaniaWeb.net