Sat, Apr 19, 2025

Gara e Primareve të PD, Sali Berisha voton në selinë blu: Ditë e rëndësishme për pluralizmin politik në Shqipëri dhe për lirinë

  • PublishedMarch 1, 2025

Gara e Primareve të PD, Sali Berisha voton në selinë blu: Ditë e rëndësishme për pluralizmin politik në Shqipëri dhe për lirinë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, votoi më herët në selinë e Partisë Demokratike, në kuadër të garës së primareve, ku do të zgjidhen kandidatët për të garuar si deputete në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Kjo është një ditë e rëndësishme  për PD, për pluralizmin politik në Shqipëri dhe për lirinë”,  tha Berisha gjatë prononcimit për mediat, pasi votoi.

Sot  zhvillohet gara e primareve në PD, përmes së cilës do të caktohen deputetët kandidatë të PD-së, që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Votimet nisin në orën 08:00 deri në 18:00, ndërsa çdo anëtar ka të drejtë të votojë vetëm një kandidat.