Sun, Nov 24, 2024

Pas përfundimit të mandatit si ambasadore e SHBA, Yuri Kim merr pozicionin e rëndësishëm në DASH

  • PublishedJune 15, 2023

Pas përfundimit të mandatit të saj si ambasadore amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka marrë një nga pozicionet më të rëndësishëm në Departamentin e Shtetit. Nga burime diplomatike për BalkanWeb mësohet se Yuri Kim sapo është shpallur zyrtarisht si zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane (dhe ushtruese e detyrës së ndihmës sekretarit derisa të konfirmohet James O’Brien), duke filluar nga 10 korriku.

Jim O’Brien, detyrën e të cilit do të ushtrojë përkohësisht, është i ngarkuar me sanksionet ndaj individëve qe cenojnë politikat e sigurisë kombëtare amerikane kudo në botë. Departamenti i Evropës është me i madhi dhe më i rëndësishmi në Departamentin e Shtetit.

Kujtojmë që Yuri Kim është në përfundim të mandatit si ambasadore në Tiranë dhe pritet të zëvendësohet nga David Kostelançik. Yuri Kim gjatë viteve të qëndrimit të saj në Shqipëri ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për reformën në drejtësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.