Kapet me 4 thasë kokainë dhe mijëra euro cash në banesë, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Itali
Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi është kapur me 4 thasë kokainë dhe mbi 4000 euro në banesë. Paratë dyshohen të kenë ardhur nga veprimtaria e paligjshme e tregtimit të lëndës narkotike.
Ngjarja ka ndodhur më datë 13 qershor në Perugia.
Mediat e huaja shkruajnë se efektivët e policisë kishin vënë në shënjestër shqiptarin, pasi dyshonin se trafikonte lëndë narkotike. Gjatë kontrollit fizik, shqiptarit i’u gjet 4 doza kokainë, mirëpo hetimi u shtri edhe në banesë, ku u gjetën 4 thasë me lëndë narkotike, të dyshuar si kokainë dhe 4620 euro cash.
Aktualisht 32-vjeçari shqiptar ndodhet në paraburgim në pritje të masës së sigurisë nga drejtësia italiane.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–