Tue, Mar 4, 2025

Hetimet për keqpërdorim të rezervave shtetërore! Kurti nuk i bindet urdhrit për t’u paraqitur në Prokurorinë e Prishtinës, kryeministri shkon në Gjilan

  • PublishedMarch 4, 2025

Hetimet për keqpërdorim të rezervave shtetërore! Kurti nuk i bindet urdhrit për t’u paraqitur në Prokurorinë e Prishtinës, kryeministri shkon në Gjilan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale të Prishtinës për të dëshmuar lidhur me dyshimet për keqpërdorimin e rezervave shtetërore.

Gjykata kishte urdhëruar Kurtin të paraqitej sot në orën 10:00 në Prokurori, por Kurti ka vendosur që të marrë pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të një kopshti fëmijësh në qytetin e Gjilanit.

Kujtojmë se më datë 19 shkurt Gjykata Themelore konfirmoi se Prokuroria Speciale i kërkoi asaj që ta urdhëronte kryeministrin Kurti që të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit në një rast të hapur lidhur me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore, pasi Kurti kishte refuzuar dy ftesat e mëparshme.

Por Kryeministria përmes një letre përsëriti qëndrimin e shprehur më parë se Kurti nuk i ka refuzuar kërkesat për të dhënë dëshmi, por ai ka kërkuar që dëshminë ta japë në ambientet e Qeverisë.