Manaj në modë, sulmuesi shqiptar pëlqehet në Stamboll
Rey Manaj në modë. Sulmuesi shqiptar i Sivasspor mund të ndërrojë skuadër, por jo kampionat. Sipas asaj që shkruan Aksam.com, Besiktas është vendosur në ndjekje të Manaj.
Duke parë vështirësitë që po has Ciro Immobile, bardhezinjtë besojnë se lojtari kuqezi do zgjidhë çështjen e golit.
Sivasspor dëshiron që të mbajë në ekip Manaj edhe për sezonin e ardhshëm, por nëse vjen një ofertë e mirë që do “tundonte” 28-vjeçarin, klubi do dorëzohej.
Sulmuesi ka luajtur 18 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar 7 gola.
(J.S/)