Wed, Mar 5, 2025

“E njohim forcën e Leverkusen”, Kompany: Nuk luhet për gjithçka ose asgjë, po presim me padurim ndeshjen e parë

  • PublishedMarch 4, 2025

“E njohim forcën e Leverkusen”, Kompany: Nuk luhet për gjithçka ose asgjë, po presim me padurim ndeshjen e parë

Bayern është gati për t’u përballur me Leverkusen në Champions. Në konferencë për shtyp, trajneri i bavarezëve, Kompany e pranoi faktin se ekipin e tij e pret një duel i vështirë.

“Të dyja skuadrat kanë shumë cilësi individuale dhe shumë intensitet. Në tre ndeshjet e deritanishme kemi pasur tre histori të ndryshme. Leverkusen meriton të shihet si një kundërshtar i vështirë. Ne po presim me padurim këtë ndeshje sepse do të jetë një lojë e mirë.

Stadiumi ynë sigurisht që luan një rol dhe kjo gjë kërkon që ne të tregojmë mentalitet. Sigurisht që kemi të njëjtat pritshmëri edhe në transferta. Nesër nuk luhet për gjithçka ose asgjë. Nuk duhet të harrojmë kurrë faktin që janë dy ndeshje”, tha Kompany.


AlbaniaWeb.net