Wed, Mar 5, 2025

Mensah i shtohet listës, Vllaznia ka plot 14 “snajperistë”

  • PublishedMarch 4, 2025

Mensah i shtohet listës, Vllaznia ka plot 14 “snajperistë”

Vllaznia arriti të vuloste shifrat 2-2 ndaj Laçit edhe falë një goli të Mensah në minutën e 64-t të takimit. Pas një goditjeje këndi të ekzekutuar nga Mala, Mensah do të ishte i saktë në goditjen e tij me kokë, me ganezin, ku pasi u shkëput nga markimi i mbrojtjes kurbinase, e dërgoi topin në cepin e portës të Molles.

Ky ishte edhe goli i parë i sulmuesit me fanellën e Vllaznisë këtë sezon. Që prej ardhjes së tij në janar nga Ballkani në radhët e klubit shkodran, 25- vjeçari nuk kishte shënuar në asnjë ndeshje zyrtare. Por nëse për Mensah ky ishte goli i parë sezonal, ai u bë lojtari i 14-të që gjen golin me 9 herë kampionët e vendit në Kategorinë Superiore.

Shkodranët kanë një larmi futbollistësh që kanë gjetur minimalisht Nis që nga mbrojtësit Bajrami dhe Spahija, që kanë shënuar nga 1 herë apo edhe Stojanoviç, që ka gjetur golin 3 herë në këtë edicion. Vijon në mesfushë me Qaton, Salën, Kahrimanoviç dhe Deliun, që kanë shënuar nga 1 gol e së bashku me ta në këtë repart është edhe Mala me 6 rrjeta.

Po ashtu në sulm janë të shumtë lojtarët që kanë gjetur golin, me Delajn një herë, Çoba me tre gola dhe Gruda me dy të tillë, Dodaj me 5 rrjeta në llogarinë e tij dhe gjithashtu kryegolashënuesi i kampionatit, Balaj me 14 gola të shënuar pas 27 javësh.


AlbaniaWeb.net