Wed, Mar 5, 2025

“Nusja ime është me kancer”/Rrëfimi i Kellyt: U bëra përdorues i drogës dhe alkoolit

  • PublishedMarch 5, 2025

“Nusja ime është me kancer”/Rrëfimi i Kellyt: U bëra përdorues i drogës dhe alkoolit

Kelly ka rrëfyer mbrëmjen e sotme ‘luftën’ e gruas së tij me kancerin.

Mes lotësh ai ka treguar luftën që kanë bërë bashkëshortja dhe ai ndaj sëmundjes, ndërsa djali i vogël priste në shtëpi, pa ditur se çfarë po ndodhte. Po ashtu, artisti zbuloi edhe vuajtjet që ka kaluar pasi u bë konsumator i drogës dhe alkoolit.

“Alkooli ishte i pashmangshëm, kalova dy vite duke u bërë konsumator dhe i alkoolit dhe i drogës. Vjen një pikë ku duhet të zgjedhësh ta duash apo ta shkatërrosh jetën. E pashë veten që ishte një moment që kisha nevojë për trajtim. U bë gati 7 vite që skam pirë më. Ua jap si mesazh të gjithëve që të fokusohen të gjërat që kanë vlerë, te familja”, tha ai.