Wed, Mar 5, 2025

“S’kam parë gjë më të shpifur”/ U kritikua për sjelljen, Gjesti largohet nga living

  • PublishedMarch 5, 2025

“S’kam parë gjë më të shpifur”/ U kritikua për sjelljen, Gjesti largohet nga living

Sonte u diskutua debati mes Eglit dhe Gjestit mbi nishanin që banorja ka në këmbë.

“Nuk kam parë gjë më të shpifur”- ishte shprehur Gjesti në dhomën e rrëfimit, ndërkohë që gjatë natës, ai i kishte kthyer shpinën Eglit vetëm për të shmangur kontaktin fizik, në mënyrë që ajo të mos e prekte për shkak të nishanit.

Kjo deklaratë dhe veprim i tij ka shkaktuar një reagim të fortë nga ana e banorëve, të cilët e kanë kritikuar ashpër për mungesë edukate dhe për fyerjen që ka shkaktuar. Nga ana tjetër, Egli ka reaguar në mënyrë emocionale, duke përfunduar në lot për shkak të fjalëve të tij.

Pas kritikave Gjesti nuk e ka përballuar dot situatën dhe ka vendosur të largohet nga living në mes të spektaklit. Më pas, Ledioni e mbylli transmetimin dhe kaloi në publicitet.