Mon, Nov 25, 2024

I dënuar me burg përjetë për vrasjen e babë e bir në Elbasan, kush është Jorgo Leku, i ekstraduar sot nga Greqia

  • PublishedJune 15, 2023

Ditën e sotme është ekstraduar nga Greqia Jorgo alias Olsi Leku, i akuzuar për vrasjen e babë e bir në Elbasan, Gentian dhe Nezir Beqiri, dhe i dënuar me burg përjetë. Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm edhe Ardjan Çapja, Florenc Çapjan.

Vrasja e dyfishtë e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri ndodhi më 15 gusht të vitit 2012. Gentian Beqiri i njohur dhe si Ardian Meta ndodhej në “Arrest shtëpie”, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, në dhjetor 2005. Gentian Beqiri së bashku më babanë e tij u vranë në ambientet e brendshme të shtëpisë së tyre në Elbasan.

Ndaj Gentianit, i cili ishte dhe i paralizuar, është qëlluar nga një pistoletë me silenciator me 7 plumba. Ndërsa më pas është vrarë dhe babai i Gentianit, Neziri.

Ditën kur ndodhi ngjarja shtëpia e viktimave ruhej nga dy policë, të cilët më pas u akuzuan për “Shpërdorim detyre”.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.