Thu, Mar 6, 2025

G Bani reagon pas daljes nga BBV4: “Nuk ishte gënjeshtër, babai im është i sëmurë”

  • PublishedMarch 5, 2025

G Bani reagon pas daljes nga BBV4: “Nuk ishte gënjeshtër, babai im është i sëmurë”

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP 4, G Bani ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku falënderon ata që e kanë mbështetur dhe sqaroi situatën që përjetoi brenda spektaklit.

Teksa ishte në BBV4, ai mori një lajm të trishtuar për shëndetin e të atit. Fillimisht, ai dyshoi në vërtetësinë e lajmit, por pas daljes e kuptoi se gjithçka ishte reale. Në mesazhin e tij publik, G Bani theksoi se nuk do të publikojë foto apo momente të vështira për të “bindur” të tjerët, duke i lënë pas komentet dhe dyshimet.

“Nuk më është besuar deri sa kam folur me familjen. E besojnë apo jo disa lojtarë e shumë komentues, edhe unë kam familje,” shkroi ai, duke bërë të qartë se për të, rëndësi ka familja dhe jo opinionet e të tjerëve.

Ai shtoi se të gjitha fjalët, kërcënimet dhe sharjet që ka marrë gjatë kësaj kohe i fal të gjithëve, duke i lënë pas ato që ndodhën brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Në fund, ai përshëndeti të gjithë dhe uroi banorët e mbetur në garë.

Screenshot