Sun, Apr 20, 2025

Ibra “imiton” Maldinin, zgjedh të formojë dyshe me Taren

  • PublishedMarch 5, 2025

Ibra “imiton” Maldinin, zgjedh të formojë dyshe me Taren

Milan vijon projektin për rinovimin e ekipit ku pas Reijnders të njëjtin fat pritet të kenë edhe Maignan e Pulisic, por në të njëjtën kohë Ibra dhe pjesa tjetër e stafit drejtues po punojnë të mbyllin sa më parë çështjen e drejtorit të ri sportiv. “Djalli” duhet të prezantojë drejtorin e ri brenda mesit të muajit mars.

Dëshira e tyre e madhe ishte Andrea Berta, por italiani i sapo larguar nga Atletico Madrid ka mbyllur akordin me Arsenal, do të zbarkojë në Londër për të zëvendësuar Edu. Në kushte të tilla, Ibrës i mbetën në tavolinë dy emra, Igli Tare dhe Fabio Paratici.

Pas takimit të fundit që kishte me Gerry Cardinale, Ibra ka zgjedhur Igli Taren për këtë post. Në fakt, Ibra po shkon në gjurmën e Paolo Maldinit pasi legjenda e kuqezinjve tentoi edhe në vitin 2019 të afronte Taren.

Në fund ish sulmuesi kuqezi vendosi t’i qëndrojë besnik Lazios dhe kontratës që sapo kishte rinovuar. Afro 6 vite më pas, Tare është sërish shumë pranë Milanit, me Ibrën që kërkon të formojë një dyshe me ish drejtorin e Lazio-s, a do të funksionojë kjo dyshe? Kjo mbetet për t’u parë.

()


AlbaniaWeb.net