Mon, Nov 25, 2024

Kolegji vendos përsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Rrogozhinës

  • PublishedJune 15, 2023

Trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor vendosi të enjten që të shpallë të pavlefshme zgjedhjet vendore në Bashkinë e Rrogozhinës dhe urdhëroi ripërsëritjen e tyre për zgjedhjen e kryetarit të ri të Bashkisë.

Vendimi u mor pas padisë së koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, që kontestonte rezultatin përfundimtar të këtyre zgjedhjeve dhe vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve për njohjen e tyre.

Përmes një njoftimi për shtyp, Kolegji tha se ka vendosur “shfuqizimin e vendimit të KAS” dhe “shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve vendore të datës 14 maj 2023 në Zonën e Administrimit Zgjedhor Nr. 43, për kryetar të Bashkisë , duke urdhëruar përsëritjen e këtyre zgjedhjeve”. Vendimi u mor nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët , , , dhe .

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe kandidati i tyre për kryebashkiak, Shkëlqim Hoxha kontestuan një kuti votimi në Burgun e Rrogozhinës, e cila përmbysi rezultatin me votat në shumicë dërrmuese pëer kandidatin e Partisë Socialiste në pushtet.

Ata i kërkuan Kolegjit që të miratonte tabelën përmbledhëse të rezultatit për kandidatët për kryetar Bashkie, duke mos përfshirë rezultatin zgjedhor të kësaj qendre votimi, që sipas tyre ishte ngritur në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe që ishin lejuar të votonin persona që nuk i lejonte ligji.

Sipas koalicionit “BF”, në burg ishin regjistruar si votues të dënuar që ishin transferuar në këtë burg pas miratimit të listës së zgjedhësve.  Kutia e burgut u numërua e fundit gjatë procesit të numërimit dhe ishte ajo që ktheu përmbys rezultatin e ngushtë mes dy kandidatëve, duke i dhënë fitoren kandidatit socialist, .

KAS gjatë shqyrtimit të ankesave për këtë bashki,  e cilësoi të vlefshëm dhe ligjor votimin në burg, dhe dhe në vendimin e zbardhur argumentoi se BF kishte dështuar të ofronte prova që vërtetonin shkeljet ligjore të pretenduara në këtë qendër votimi.

Përfaqësuesi ligjor i koalicionit “Bashkë Fitojmë” e komentoi vendimin si një “vendim drejtësie më në fund”.

“Nuk mund të përcaktohet qytetari i parë i Rrogozhinës nga rezultati i IEVP, në të cilën ka vetëm 2 të  burgosur me vendbanim Rrogozhinë,” tha pas vendimit të Kolegjit.

Ndërkohë, KAS kishte pranuar një kërkesë të dy anëtarëve të tij për të rinumëruar votat në këtë bashki, rinumërim i cili nuk solli ndryshim rezultati, por vetëm sa ngushtoi dhe më shumë diferencën mes dy kandidatëve me vetëm 21 vota më tepër për kandidatin socialist.

Sipas tabelës së re të rezultateve, për këtë bashki janë 10237 vota të vlefshme, 273 vota të pavlefshme, 5129 vota për kandidatin Edison Memolla dhe 5108 vota për Shkëlqim Hoxhën e “BF”-së. Kutia e burgut, e cila u numërua e fundit,  ishte ajo që i dha fitoren kandidatit të -së në Rrogozhinë, pasi nga 92 vota në total, 80 ishin në favor të tij.

Kolegji Zgjedhor rrëzoi një kërkesë të ngjashme të BF-së për bashkinë Belsh, ku kërkohet pavlefshmëria e zgjedhjeve të zhvilluara në QV nr. 2565/01 IEVP Burgu Kosovë, që i përket zonës zgjedhore të kësaj bashkie.

Kolegji Zgjedhor mori vendim të ndryshëm në rastin e Belshit, duke mos pranuar kërkesën e BF-së për ripërsëritje zgjedhjesh.  Në një seancë tjetër të enjten, Kolegji vendosi lënien në fuqi të vendimmarrjes së KAS-it për Belshin. Në rezultatet e Belshit, diferenca mes dy kandidatëve ishte 48 vota dhe kutia e votimit në burg kishte vetëm 29 vota në total.