Sun, Apr 20, 2025

Trump dëshiron kontrollin e Groenlandës, reagon kryeministri i shtetit ishullor: Nuk jemi për shitje, nuk duam të jemi amerikanë! E ardhmja vendoset nga ne

  • PublishedMarch 5, 2025

Trump dëshiron kontrollin e Groenlandës, reagon kryeministri i shtetit ishullor: Nuk jemi për shitje, nuk duam të jemi amerikanë! E ardhmja vendoset nga ne

Pas deklaratave të Donald Trump në Kongresin Amerikan, i cili ritheksoi interesin për të fituar kontrollin e Groenlandës, kanë nisur reagimet e para nga ishulli që është një territor autonom i mbretërisë së Danimarkës.

Kryeministri i Groenlandës i është kundërpërgjigjur Trump-it, duke thënë: “Ne nuk duam të jemi amerikanë”.

 

 

LEXO EDHE: Interesi ndaj Groenlandës, Trump: Në një mënyrë ose në një tjetër, ne do e marrim! Njerëzit atje do bëhen më të pasur

Groenlanda është e jona. Ne nuk duam të jemi amerikanë, as danezë, ne jemi goenlandezë.  Amerikanët dhe liderët e tyre duhet ta kuptojnë këtë. Ne nuk jemi për shitje dhe nuk mund të marrim thjesht. E ardhmja jonë vendoset nga ne në Groenlandë”, ka thënë Mute Egede.