Napoli do provojë sërish për Adeyemin, Plani B do ishte një futbollist shqiptar
Në verë, Napoli do të tentojë sërish të afrojë Karim Adeyemi, me futbollistin e Dortmund që pëlqehet shumë nga klubi i Serie A.
Napoletanët do të provojnë që të bindin verdhezinjtë për të lënë të lirë sulmuesin, por nëse gjërat nuk shkojnë si duhet, gati është plani B.
Sipas asaj që raporton Il Mattino, Edon Zhegrova i Lille do të shndërrohej në objektiv. Anësori shqiptar ka kontratë deri në vitin 2026 dhe me siguri nuk do rinovojë me klubin francez. Sesi do shkojnë gjërat, do na duhet të presim e të shohim.