Thu, Mar 6, 2025

E konfirmuar! Reperi Tyga në lidhje romantike me aktoren e njohur

  • PublishedMarch 5, 2025

E konfirmuar! Reperi Tyga në lidhje romantike me aktoren e njohur

Reperi Tyga dhe ylli i Riverdale, Madelaine Petsch janë zyrtarisht në lidhje.

Burime pranë çiftit thanë për TMZ se lidhja është në fillimet e saj, por ata prej disa kohësh janë miq të ngushtë.

Burimi zbuloi se Petsch dhe Tyga filluan ta shihnin njëri-tjetrin në mënyrë romantike rreth një muaj më parë – megjithatë, fansat kishin dyshimet e tyre pasi fotot e çiftit u shfaqën së fundmi. Në fundjavë, të dy u panë krah për krah duke u larguar nga Chateau Marmont në West Hollywood, pasi morën pjesë në Vanity Fair.

Petsch kishte veshur një fustan të zi, ndërsa Tyga kishte veshur një xhaketë dhe pantallona të zeza me shkëlqim me një zinxhir kryq me diamant rreth qafës.

Lidhja e re e çiftit vjen pasi Tyga njoftoi vdekjen e nënës së tij, Pasionaye Nguyen, në fund të muajit të kaluar.