‘Kjo është hera e parë që…’/ Kate Cassidy flet sërish për vdekjen e Liam Payne
Kate Cassidy foli për humbjen e partnerit të saj, Liam Payne, i cili ndërroi jetë tetorin e kaluar pasi u rrëzua nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires, duke shprehur vështirësinë e saj për të pranuar vdekjen e tij. Në një intervistë në emisionin “Lorraine”, influencuesja 25-vjeçare është shfaqur e emocionuar, duke përshkruar procesin e përballjes me humbjen.
“Unë shpesh flas për të sikur ai është ende këtu… As nuk e ndjej nevojën ta rregulloj, sepse kjo është pjesë e procesit të shërimit ,” tha Cassidy. “Unë jam ende duke u përpjekur të pranoj faktin që ai nuk është më këtu, kështu që është e vështirë për mua t’i referohem atij në kohën e shkuar ,” rrëfeu ajo.
Në vazhdim, ajo pranoi se kur përdor kohën e shkuar, “të dhemb pak më shumë”. “Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të flisja për të në këtë mënyrë, kështu që është vërtet e vështirë ta pranosh”, shtoi ajo.
Në intervistën e saj, Kate Cassidy tregoi gjithashtu se përditshmëria e saj është bërë shumë e vështirë. Disa ditë ajo madje ka vështirësi të ngrihet nga shtrati. “Kam ditët e mia më të mira, kam edhe ditët e mia më të vështira. Është vërtet shumë e vështirë. “Nuk kam humbur kurrë dikë afër meje më parë, kështu që kjo është hera e parë që kam përjetuar diçka të tillë dhe po përpiqem ta menaxhoj këtë pikëllim dhe procesin e shërimit ”, shpjegoi ajo.
Cassidy theksoi se përpiqet të qëndrojë aktive, duke bërë gjëra të vogla si joga, për të përmirësuar disponimin e saj, ndërsa falënderoi miqtë dhe familjen për mbështetjen që i ofrojnë.