Thu, Mar 6, 2025

Dashurinë apo televizionin, kë do zgjidhte Bora Zemani?

  • PublishedMarch 5, 2025

Dashurinë apo televizionin, kë do zgjidhte Bora Zemani?

Bora Zemani duket se ka arritur të gjejë balancën mes punës dhe dashurisë. Teksa ishte e ftuar në “Top Albania Radio”, ajo tha se është e fokusuar te karriera, por arrin shumë mirë të menaxhojë gjërat, duke mos sakrifikuar asgjë.

Pyetje-përgjigje:

Pyetje-A është televizioni gjëja më e rëndësishme për të momentalisht?

Bora: Patjetër që është televizioni dhe mendoj që jam e fokusuar akoma edhe më tepër sepse jam me fat të jem në një karrierë shumë të mirë në gjënë që dua më shumë.

Pyetje- Do të sakrifikonte dashurinë për televizionin?

Bora: Shiko, unë jam shumë diplomatike si njeri edhe nuk sakrifikoj asgjë për asgjë. Unë i kam të gjitha. Do i menaxhoj situatat. Do kem edhe dashurinë, edhe televizionin dhe çdo gjë.