Dënim ekzemplar, protestat ndaj gjyqtarit i kushtojnë 9 muaj pezullim Fonseca-s
Protestat e ashpër ndaj gjyqtarit të takimit Bastien Millot, në sfidën Lyon-Berst i kanë kushtuar Paulo Fonseca-s një dënim ekzemplar. Në ditën e tij të lindjes, komisioni disiplinor në Ligue 1 i bëri një surprizë të hidhur ish trajnerit të Milan duke e dënuar deri më 30 nëntor 2025.
Për nëntë muajt e ardhshëm tekniku portugez nuk do të jetë një pankinë, një dënim shembullor që bëri menjëherë xhiron në rrjet. Jo vetëm kaq, por deri më 15 shtator 2025, Fonseca e ka të ndalur të zbres edhe në dhomat e zhveshjes, para dhe pas ndeshjeve zyrtare.
Ky dënim i pa dëgjuar më parë hyn menjëherë në fuqi. Mbetet për të parë tani se çfarë vendimi do të marrin drejtuesit e Lyon pasi nuk përjashtohet mundësia që të ndryshojnë trajner.
()