U tha se s’dukej për moshën që ka,Millie Brown u përgjigjet kritikave të gazetarëve
Aktorja Millie Bobby Brown ka reaguar ndaj komenteve negative për pamjen e saj, veçanërisht ndaj atyre që pretendojnë se ajo duket më e vjetër se mosha e saj. Përmes një videoje në Instagram, ajo tha se kjo është një çështje që prek çdo vajzë të re në vëmendjen e publikut.
Aktorja iu drejtua drejtpërdrejt gazetarëve që kishin shkruar artikuj mbi paraqitjen e saj, duke i cilësuar raportimet e tyre si “bullizim”. Ajo theksoi se nisi karrierën në moshën 10-vjeçare dhe se njerëzit nuk e pranojnë faktin që ajo është rritur, duke e trajtuar sikur duhet të duket ende si në sezonin e parë të Stranger Things.
“Fillova në këtë industri kur isha 10 vjeç. Unë u rrita përballë botës dhe për disa arsye, njerëzit nuk mund të rriten me mua. Në vend të kësaj, ata veprojnë sikur unë duhet të qëndroj e ngrirë në kohë, sikur duhet të dukem ende ashtu siç isha në sezonin 1 të Stranger Things. Dhe për shkak se nuk dukem ashtu, jam një objektiv”, pohoi aktorja britanike