Thu, Mar 6, 2025

Bayern bën për “aspirina” Leverkusen, Harry Kane realizon dopietë: Fitore e madhe, nuk kemi frikë askënd

  • PublishedMarch 6, 2025

Bayern bën për “aspirina” Leverkusen, Harry Kane realizon dopietë: Fitore e madhe, nuk kemi frikë askënd

Leverkusen i ishte kthyer në makth, me Bayern që nuk fitonte prej 6 ndeshjeve radhazi përballë “aspirinave”, por ekipi i Kompany triumfon pikërisht atëherë kur duhet, i “çmonton” brenda në “Allianz Arena” me rezultatin e pastër 3-0 duke hedhur një hap të sigurt drejtë kualifikimin për në çerekfinalet e Champions League, aty ku mund të përballen me Inter.

Harry Kane rikthehet në versionin e tij më të mirë, me “bomberin” anglez që realizoi një “dopietë” golash. Nëntë minuta lojë i mjaftuan Bayern për të kaluar në avantazh, me Olise që futi një kros të fortë në zonë, aty ku Harry Kane me kokë dërgoi topin në rrjetë.

Bayern ishte superior në çdo aspekt duke mos e vendosur ndeshjen në asnjë moment në dyshim, por goli i dytë erdhi si një dhuratë pasi portieri i Leverkusen gaboi në daljen e tij duke i dhënë mundësinë Musiala-s të realizonte edhe golin e dytë. Ndeshja u ndërlikua edhe më shumë për Leverkusen pasi ekipi i Alonso-s mbeti me 10 lojtarë pak minuta më vonë.

Për të mbyllur llogaritë me Leverkusen mendoi sërish Harry Kane i cili në minutën e 75-të fitoi një penallti. Po vetë nga pika e bardhë, Kane u tregua i saktë duke kompletuar “dopietën” e tij personale dhe golin e tretë për Bayern, një rezultat i pastër që e bën kualifikimin një formalitet.

Me trofeun e lojtarit më të mirë të ndeshjes, Harry Kanë u shfaq i kënaqur për këtë fitore, por nuk feston plotësisht pasi është edhe akti i dytë për t’u zhvilluar: “Kompletuam gjysmën e shfaqjes, por është edhe ndeshja e kthimit. Që në fillim treguam intensitet, kishim momente të mëdha dhe ekuilibër. E shijuam këtë fitore, por do të jetë e vështirë edhe në ndeshjen e kthimit. Ne jemi Bayern, nuk kemi frikë askënd, ne dëshirojmë të fitojmë çdo ndeshje. Dy golat e mi? Më duhet të ruajë qetësinë dhe të bëjë atë që di më mirë, të shënoj”, u shpreh sulmuesi anglez.

()


AlbaniaWeb.net