Thu, Mar 6, 2025

Vrasja e Rayyan Alwan në Tiranë nga i ati, detaje: Ajo ka denoncuar prindërit për dhunë, se nuk respektonte rregullat e fesë islame! Vrasësi dyshohet se ka ikur në Liban

  • PublishedMarch 6, 2025

Vrasja e Rayyan Alwan në Tiranë nga i ati, detaje: Ajo ka denoncuar prindërit për dhunë, se nuk respektonte rregullat e fesë islame! Vrasësi dyshohet se ka ikur në Liban

Nga të dhënat që kanë sjellë autoritet gjermane ka rezultuar se 24 vjeçarja, Rayyan Alwan e vrarë në Tiranë, ka bërë denoncim për familjarët e saj në janar të 2024, raporton gazetari Igli Çelmeta.

Ajo ka denoncuar nënën dhe babain pasi sipas saj e dhunonin për shkak se nuk ishin dakord me jetën e saj, e cila sipas prindërve nuk respektonte rregullat e fesë islame.

Gjithashtu ka rezultuar që dokumentet greke që kanë hyrë në Shqipëri kanë qenë të falsifikuara.

 

LEXONI EDHE: Vrasja e 24 vjeçares nga Palestina në Tiranë/ Ndryshon pista e hetimeve, autori i krimit nuk është bashkëshorti, por babai i viktimës! Detaje
Dyshimet janë së Faddi Alwan ka ikur në Liban. Tashmë pista kryesore e policisë është që Faddi Alwan, 49 vjeç e ka sjellë në Shqipëri vajzën e tij për ta vrarë. Interpol Shqipëria po punon për partnerët për lokalizimin dhe kapjen e tij dhe ekstradimin drejt vendit tonë.

Ndërkohë që rezultatet e ekspertizës mjeko ligjore ende nuk kanë dalë për të përcaktuar se kur është vrarë 24 vjeçarja.