Mbyllja e TikTok në Shqipëri, deputetja e PD: Është rrjeti më i pakontrollueshëm nga propaganda qeveritare! Rinia nuk e pranon censurën, të gjithë në protestë
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e përkohshme 1 vjeçare të platformës TikTok.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Zhupa shkruan se mbyllja e tiktok është akt i papranueshëm, antikushtetues dhe censurues të politikës.
“Rinia është përdoruesja kryesore e këtij mediumi, Tik Tok është rrjeti social më i pakontrollueshëm nga propoganda qeveritare. Edi Rama është në ditën e vet me të keqe, një kryecensor për të fshehur pakënaqësitë dhe urrejtjen ndaj qeverisë së tij.”, shton ajo.
Ajo i mëshon thirrjes për protestë kundër këtij vendimi, tubim i cili u thirr e më herët nga Sali Berisha, që do të mbahet më 15 mars në sheshin Skënderbe.
“Rinia s’e pranon censurën! S’e pranon mbylljen e gojës!”, shkruan ajo.
Postimi i plotë:
Mbyllja e TIK TOK akt i papranueshëm antikushtetues, censurë politike.
Rrjetet sociale janë një medium lirie dhe fjale, që nuk mund të hiqen me një urdhër politik të një kryeministri në ikje të panikosur nga liria e qytetarëve.
Rinia është përdoruesja kryesore e këtij mediumi, Tik Tok është rrjeti social më i pakontrollueshëm nga propoganda qeveritare. Edi Rama është në ditën e vet me të keqe, një kryecensor për të fshehur pakënaqësitë dhe urrejtjen ndaj qeverisë së tij.
Të gjithë në protestë për lirinë e fjalës, për lirinë e shprehjes, kusht kryesor i demokracisë.
15 MARS në Sheshin Skënderbej!
Rinia se pranon censurën! Se pranon mbylljen e gojës!