Dopietë dhe paraqitje fantastike, Asani përfshihet në formacionin e javës në Kore
Sulmuesi i Kombëtares, Jasir Asani është përfshirë në formacionin e javës në Korenë e Jugut. Asani ishte protagonist me Gwangju, teksa realizoi dopietë, në fitoren 2-1 ndaj Anyang.
Përveç golave të shënuar, Asani ka kontribuar, edhe në aspekte të tjera.Përformanca e 29-vjeçarit, është vlerësuar me notën e lartë, 8.3.
Jasir Asani po luan sezonin e tij të 3-të te Gwangju. Më herët, ai ka luajtur për AIK dhe Kisvarda.
