Thu, Mar 6, 2025

Broja kthehet nga Emiratet, sulmuesi i Kombëtares ka një plan për aktivizimin

  • PublishedMarch 6, 2025

Broja kthehet nga Emiratet, sulmuesi i Kombëtares ka një plan për aktivizimin

Evertoni shfrytëzoi pauzën e Premier Ligës nga ndeshjet e Kupës për të zhvilluar një minifazë stërvitore në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Prej ditësh me skuadrën është bashkuar edhe Armando Broja, i cili është rikuperuar dhe po merr ngarkesën e nevojshme. Rikthimi i tij është programuar me një plan të qartë aktivizimi, ndërsa minutat duhet të merren gradualisht.

Dje skuadra e Evertonit është rikthyer në Angli, sepse në fundjavë do të përballet me Uollverhemptonin. Broja nuk ka kompletuar të gjithë seancën stërvitore, por ka marrë vetëm një pjesë të ngarkesës.

Rikthimi i tij në fushë pritet me shumë mundësi javën tjetër, ndërsa më 17 nis grumbullimi i kombëtareve dhe një aktivizim në ndeshjen e fundit me Evertonin para pauzës, do të ishte një sinjal i mirë për sulmuesin që Silvinjo ta përfshinte në listë.


AlbaniaWeb.net