Sun, Mar 9, 2025

Arrestimi i Erion Veliaj, një ‘gur prove’ për besueshmërinë e SPAK

  • PublishedMarch 7, 2025
Arrestimi i Erion Veliaj, një ‘gur prove’ për besueshmërinë e SPAK

Brenda një kohe të shkurtër, besimi i publikut tek Prokuroria e Posaçme u rrit me 10 pikë,  sugjeron i realizuar nga për Euronews Albania, rritje që autorët e sondazhit e lidhin me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, .

Sipas Barometrit të publikuar të mërkurën me një kampionim të rastësishëm në të gjithë vendin dhe me 1600 intervista ballë për ballë, 52.1 për qind e të pyeturve treguan besim tek , nga 42.2 përqind sipas barometrit të kryer në janar të këtij viti.

Ndërsa pyetjes si e vlerësonin punën  e kësaj strukture iu përgjigjen pozitivisht 70.7 përqind e të anketuarve, duke e vendosur SPAK-un në krye të institucioneve ku shqiptarët kanë më shumë besim.

Sondazhi u krye me tematikën “Besimi tek institucionet – SPAK vlerësimi punës” dhe sipas Blendi Çekës nga Datacentrum, synimi ishte për të matur si kishte ndikuar tek besueshmëria në këtë strukturë të drejtësisë arrestimi i kryebashkiakut Veliaj.

“Ky është fakt i jashtëzakonshëm dhe i rëndësishëm në diskursin politik,” tha Çeka, duke shtuar se barometri bën të njëjtat pyetje në 2 vite e gjysmë për të kuptuar evolimin dhe humorin e shoqërisë në raport me SPAK.

“Këtë radhë ka qenë rritja më e shpejtë dhe më e madhe, sepse ka qenë 10 pikë rritje në çdo tregues,” shtoi ai, duke krahasuar me një rritje të lehtë në sondazhet e mëparshme.

Çeka beson se arrestimi i Veliajt ka qenë pikë thyerje dhe tregues i fortë për këtë ndryshim. Gjithashtu ai beson se sulmet e kryeministrit ndaj SPAK pas arrestimit të Veliajt kanë ndikuar tek perceptimi i votuesve të Partisë Socialiste, duke ulur besueshmërinë e tyre tek kjo strukture me 7 pikë, nga 83% në 74.9%.

Nga ana tjetër, gjetjet sugjerojnë se votuesit e PD-së kanë rritur vlerësimin pozitiv me 28% nga janari në shkurt.

Qëndrimi i Ramës dhe mazhorancës pësoi luhatje të forta brenda dy javësh që nga arrestimi i Veliajt. Rama nisi me sulme direkte ndaj prokurorit dhe gjyqtarit të çështjes së Veliajt, për t’u zbutur më pas me ato që ai i quan “kritika konstruktive” dhe deklarime për respekt për punën e kreut të SPAK të enjten.

Edhe për analistët e politikës, arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës ka ndikuar në rritjen e besueshmërisë ndaj Prokurorisë së Posaçme.

“Kjo konsiderohej si provë e pavarësisë së SPAK,” thotë për BIRN, duke sugjeruar se ka një tentativë për rritjen e pavarësisë të SPAK.

“…Dhe jemi në një pikë ku, ose do të rritet e fuqizohet kjo pavarësi, ose do të eliminohet dhe do të merret nën kontroll nga mazhoranca, sepse ajo ka pushtetin,” shtoi ai.

Lubonja beson se në rritjen e besueshmërisë ka ndikuar dhe sjellja e liderëve politikë.

“Ka ndikuar reagimi i parë i egër i Ramës dhe një deklaratë e Berishës që SPAK ‘ka dalë jashtë çdo kontrolli’, e cila u duk sikur i shkeli syrin Ramës që do e fshijmë SPAK,”tha ai.

Për Lubonjën ka një kontradiktë në qëndrimet e opozitës ndaj SPAK, sepse sipas tij, “nga njëra anë bazon luftën e saj politike në disa arrestime që ka bërë SPAK, por nga ana tjetër mbetet problemi që kjo strukturë është përdorur për të eliminuar liderët e opozitës”.

Sipas Lubonjës, të dyja këto qëndrojnë dhe në këndvështrimin e tij, “SPAK ka një pavarësi relative që ndoshta lidhet me përgjegjshmërinë më të madhe të disa individëve aty”.

Votuesit e Partisë Socialiste vijojnë të kenë besim tek SPAK pas arrestimit të atij që konsiderohej si numri dy i kësaj partie dhe pasardhës i Ramës, por gjithsesi, sondazhi tregon se besueshmëria ka rënë nga janari në shkurt.

Sipas , gazetar i Report.tv, kjo rënie lidhet në përgjithësi me mosgoditjen e SPAK në  radhët e opozitës.

“Mosgoditja ligjore e asnjë eksponenti të ish- qeverisjes para 2013 në përmasën që po goditet e majta ka ndikuar uljen e besueshmërinë në kahun e majtë,”tha Hitaj, ndërsa ngre pikëpyetje për mënyrën se si ndikon kjo besueshmëri e madhe e publikut tek vetë puna e SPAK.-ut.

“Sondazhet tregojnë se ka një qasje për drejtësi kolektive që kënaqet me arrestime dhe kjo është deri diku e justifikueshme, drejtësia ka munguar prej vitesh. Por a është kthyer ky besim në trysni e zell më të madh nga ana e hetuesve të SPAK për të tejkaluar procedurat dhe për të ushqyer këtë dëshirë” pyet Hitaj, ndërsa përgjigjet: “po, shenjat janë të qarta”.

Pavarësisht arrestimit për korrupsion të ish-presidentit dhe hetimit të ish-kryeministrit , Hitaj pretendon se “është problematike” që puna e SPAK nuk shtrihet përtej vitit 2013, kur Partia Socialiste erdhi në pushtet. Ai thekson gjithashtu se përtej partive politike, SPAK-u nuk duhet të ndikohet edhe nga opinioni publik.

“Mendoj se SPAK duhet të jetë i ftohtë nga trysnia e opinionit publik dhe ndaj politikës,” përfundoi ai.