Sun, Mar 9, 2025

Foto nga paparazzi/ Timo Flloko në top formë, look-u trendi i aktorit 75-vjeçar që nuk njeh moshë

  • PublishedMarch 8, 2025

Foto nga paparazzi/ Timo Flloko në top formë, look-u trendi i aktorit 75-vjeçar që nuk njeh moshë

Emri i Timo Fllokos është i skalitur në murin e yjeve të kinematografisë shqiptare. Por, veç emrit të tij të madh në skenë, mjaft ka për t’u diskutuar edhe teksa e shohim në të përditshmen e tij.

Ndonëse te të 75- tat e tij, aktori i mirënjohur shfaqet në Tiranë me një “look” djaloshar. Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë ditët e fundit, ku pamja e aktorit është me të vërtet mbresëlënëse.

Timo Flloko

I veshur me xhinse dhe një xhup lëkure, aktori kishte zgjedhur dhe një palë atlete shumë ‘trendy’ si për të plotësuar pamjen e tij prej djaloshari. në top formë dhe si gjithmonë një figurë mjaft e pashme, Timo mori edhe vëmendjen e kalimtarëve të tjerë të rrugës.

Timo Flloko 1

Është thuajse e pamundur të diktosh se aktori në fjalë i ka kaluar tashmë të 75-tat e tij, ku vijon të duket gjithnjë me stil djaloshar. Madje me stilin e tij, jemi të sigurt që do të frymëzojë edhe brezat e rinj.

Timo Flloko 2 Timo Flloko 3