Sun, Mar 9, 2025

VIDEO/ Monza “kockë e fortë”, por Interi merr 3 pikë, Lautaro nderon zikaltërit

  • PublishedMarch 8, 2025

VIDEO/ Monza “kockë e fortë”, por Interi merr 3 pikë, Lautaro nderon zikaltërit

Inter merr 3 pikë ndaj Monzës, në një ndeshje të fituar 3-2, me mjaft vështirësi.

Zikaltërit shënuan me Martinez në minutën e 24-t, por goli u anulua për prekje të topit me dorë. Ekipi i Nestës gjeti forcat për të barazuar, me Birindellin. Një eurogol i Keita Balde, në të 44-tën, “shokoi” kampionët e Italisë. Spektakli i pjesës së parë nuk kishte përfunduar, me Arnautovic që ndëshkoi Monzën. Për barazimin mendoi Calhanoglu, 20 minuta pas fillilit të pjesës së dytë. Lautaro bëri atë që di të bëjë më mirë, teksa goli i tij në të 78-tën i dha fitoren Interit.

Inter kryeson me 61 pikë, 4 pikë më shumë se Napoli që do luajë ndaj Fiorentinës në këtë javë. Në krahun tjetër, Monza mbyll klasifikimin.


AlbaniaWeb.net