Mon, Mar 10, 2025

Mbante në banesë pushkë dhe municion luftarak, arrestohet 53 vjeçari (Emri)

  • PublishedMarch 9, 2025

Mbante në banesë pushkë dhe municion luftarak, arrestohet 53 vjeçari (Emri)

Një 53 vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi në banesën e tij u gjetën armë zjarri pa leje.

Në pranga ka rënë shtetasi Arben Kraja, 53 vjeç, për të cilin uniformat blu kishin informacion të sigurt se në banesën e tij kishte armë dhe sende të paligjshme.

Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe një thikë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

NJOFTIM

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas posedonte armë dhe sende të tjera të jashtëligjshme në banesën e tij, në fshatin Grorë,, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rifle”.

Si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi Arben Kraja, 53 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë).