Sun, Nov 24, 2024

Kryesia e PD bën një hap pas, vendos mbledhjen e Këshillit Kombëtar, reagon Bardhi: Do njoftoj vendin dhe datën

  • PublishedJune 16, 2023

Pas vendimit të Kryesisë për të bërë një hap pas dhe për të thirrur më 20 qershor Këshillin Kombëtar, ka reaguar për New24 Gazment Bardhi.

Ai shprehet se e mbështet vendimin dhe shton se pa vendim të Këshillit Kombëtar, nuk mund të ketë proces zgjedhor.

Bardhi thotë se shumë shpejt do të nisë njoftimin përkatës për vendin dhe datën e mbledhjes, si dhe organizimin e saj.

“Mbështes plotësisht vendimin e Kryesisë së Partisë për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, duke ju rikthyer rrugës statutore për hapjen e zgjedhjeve për Kryetar. Pa vendim të Këshillit Kombëtar nuk mund të ketë proces zgjedhor.

Rikthimi në procesin statutor është një lajm i mirë. Menjëherë do të nis njoftimin përkatës për vendin dhe datën e mbledhjes, si dhe organizimin mbledhjes, sapo të depozitohen vendimet përkatëse mbi rendin e ditës, sipas Rregullores së brendshme “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar të PD”, tha Bardhi.

Vendimi i sotëm vjen pas debateve të mbledhjes së disa ditëve më parë, kur anëtarët e Kryesisë të cilët votuan për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e ri të PD më 29 korrik, deklaruan se nuk ishte e domosdoshme mbledhja e Këshillit Kombëtar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.