Mon, Mar 10, 2025

Pëlqeu një video tallëse të Selena Gomez, rrjeti po “vlon” duke kritikuar Hailey-n

  • PublishedMarch 9, 2025

Pëlqeu një video tallëse të Selena Gomez, rrjeti po “vlon” duke kritikuar Hailey-n

Rrjetet sociale janë përfshirë në diskutime të shumta pasi Hailey Bieber ka pëlqyer një video në TikTok ku një përdoruese tallej me setin fotografik të Selena Gomez dhe të fejuarit të saj, Benny Blanco.

Krijuesja e videos, e cila mban llogarinë @courtneypresto, publikoi postimin më 14 shkurt dhe më pas ndau një ‘screenshot’ që tregonte se videoja ishte pëlqyer nga llogaria e verifikuar e Hailey-t.

Përdoruesja e TikTok-ut vuri në dukje se veprimi i Hailey-t e bënte edhe më të rëndë situatën, duke e konsideruar si një konfirmim të rivalitetit të vazhdueshëm mes tyre.

Pas kësaj, përdoruesit e rrjeteve sociale reaguan ashpër ndaj Hailey Bieber, duke e kritikuar për veprimin e saj.