Mon, Mar 10, 2025

Legjionarët në Serie A, Gjimshiti super ndaj Juves, shqetëson Ismajli, Hysaj “out”

  • PublishedMarch 10, 2025

Legjionarët në Serie A, Gjimshiti super ndaj Juves, shqetëson Ismajli, Hysaj “out”

Nga Serie A, baza e përfaqësueses kuqezi, vijnë lajme miske në vigjilje të kualifikueseve të Botërorit. Lajmi i mirë është rikthimi në super formë i kapitenit kuqezi, Berat Gjimshiti. Qendërmbrojtësi zhvilloi një ndeshje perfekte ndaj Juventus, i vlerësuar nga mediat italiane me notën 7-të:

“Nuk i dhuroi asnjë centimetër Kolo Muanit në fillim dhe më pas Vlahovic. I fortë, i kujdesshëm në çdo mbyllje”, shkruajnë mediat për Gjimshitin.

Gjimshiti
Gjimshiti

Lajmi i mirë është edhe rikthimi në formacion i Medon Berishës, por mesfushori u zëvendësua me fillimin e pjesës së dytë përballë Milan. Në këtë takim u aktivizua për disa minuta edhe Ylber Ramadani, por lojtari që ka qenë i paprekshëm në skemat e Sylvinhio-s, dukshëm nuk po kalon momentin e tij më të mirë në radhët e Lecce-s.

Lajme jo pozitive vijnë nga Ardian Ismajli. Qendërmbrojtësi kuqezi nuk ishte i pranishëm as në sfidën e radhës në Serie A, atë kundër Romës. Rikthimi i tij në fushë është ende i paqartë, por Ismajli nuk pritet të rrezikojë grumbullimin për dy sfidat e parë kundër Anglisë dhe Andorrës.

Hysaj
Hysaj

Ai që humbet përfundimisht këtë dy takimi është Elesid Hysaj. Mediat italiane bëjnë me dije se Hysaj do të rikthehet të jetë në dispozicion të Lazio-s vetëm pas pauzës që sjellin ekipet përfaqësuese. Në këtë mënyrë, Sylvinho duhet të bëjë llogaritë pa Hysajn.

()


AlbaniaWeb.net