Mon, Mar 10, 2025

U vërshëllyen nga tifozët, Ancelotti pragmatist: Rendësi kishin vetëm 3 pikë

  • PublishedMarch 10, 2025

U vërshëllyen nga tifozët, Ancelotti pragmatist: Rendësi kishin vetëm 3 pikë

Me Barcelonën në zi, për ndarjen nga jeta të mjekut të ekipit, Real Madrid përfitoi në fushë, “thyen” 2-1 Rayo Vallecano-n e Balliut duke kapur Barçën në krye me pikë të barabarta, 57-të, por ekipi i Hansi Flick ka një ndeshje më pak.

Reali vuajti jo pak përballë Rayo-s, pavarësisht se ekipi i Ancelottit mori shpejt kontrollin e topit, por ishin të pafat si në minutën e 14-të ku goditja e Vinicius u përplas në shtyllën pingule. Reali nuk e uli ritmin në asnjë moment dhe në minutën e 30-të Kylian Mbappe zhbllokoi ndeshjen me një goditje të saktë brenda në zonë. Ky ishte goli i tij i 18-të në La Liga, 3 më pak se Robert Lewandowski.

Reali nuk u mjaftuan me kaq, por katër minuta më vonë, Vinicius jr me një aksion personal shumë të bukur dyfishoi shifrat. Rayo nuk u dorëzua, por në fundin e pjesës së parë, Pedro Diaz me një goditje shumë të bukur ngushtoi shifrat në 2-1, gol i konfirmuar nga VAR.

Nga minuta e 70-të në fushë u hodh edhe Ivan Balliu, ndërsa rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Realin që u tërhoq në përpjekje për të ruajtur këtë trepikësh të rëndësishëm. Carlo Ancelotti u shfaq i kënaqur me këtë fitore, pavarësisht se në fund nuk munguan edhe disa vërshëllima nga tifozët e Realit:

“Objektivi ishte të merrnin 3 pikët dhe ja arritëm. Kishim mundësi të realizonin edhe golin e tretë, por kur shkon në minutat 70-75 me një rezultat 2-1 je i detyruar të mbrohesh”, u shpreh Ancelotti.

Kjo ishte një fundjavë perfekte për Realin, pasi Atletico Madrid, rivali i tyre në La Liga dhe Champions, pësoi një humbje befasuese 2-1 në transfertë përballë Getafe. Atletico kaloi e para në avantazh, por një karton i kuq i Correas në minutën e 88-të ndryshoi totalisht balancat në fushë, me Getafen që realizoi dy gola në limite duke përmbysur rezultatin. Me këtë humbje, Atletico lëshon vendin e dytë tani pronë e Realit, por diferenca është vetëm 1 pikë.

()


AlbaniaWeb.net