Mon, Mar 10, 2025

Surprizë! Modelja Olivia Culpo shtatzënë me fëmijën e saj të parë

  • PublishedMarch 10, 2025

Surprizë! Modelja Olivia Culpo shtatzënë me fëmijën e saj të parë

Olivia Culpo dhe Christian McCaffrey do të bëhen prindër. Modelja dhe aktorja 32-vjeçare dhe lojtari 28-vjeçar i San Francisco njoftuan se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, përmes një postimi në Instagram.

“Kapitulli tjetër: Mëmësia”, ka shkruar Culpo, duke e shoqëruar postimin me imazhe bardh e zi nga fotosesioni i saj i shtatzënisë. Në foto, Miss Universe 2012 shfaqet me një fustan, e gjunjëzuar, ndërsa ka vendosur dorën nën bark.

Shihni postimin:

Çifti u martua në qershor 2024 dhe duke folur për Vogue pak para dasmës së saj, aktorja kishte theksuar rëndësinë e tij si një “bashkim i shenjtë”.

“Është bashkimi dhe lidhja e dy njerëzve përgjithmonë”. Fituesja e Miss Universe kishte treguar gjithashtu se donte të fillonte përpjekjet për të pasur fëmijë menjëherë pas martesës me yllin e NFL.