Tue, Mar 11, 2025

Listat e PS, gazetari: Një Parlament me “petale” është i kontrollueshëm nga Rama

  • PublishedMarch 10, 2025

Listat e PS, gazetari: Një Parlament me “petale” është i kontrollueshëm nga Rama

Gazetari Anri Bala, i ftuar në emisionin “Open” në News 24, ka komentuar, vendimin e kryeministrit Edi Rama që deputetët e vjetër do të jenë në lista të hapura, ndërsa emrat e rinj në listën e mbyllur.

Bala theksoi se kriteret që duhet të përdoren për të zgjedhur deputetët duhet të përfshijnë investimin real në qytetarët dhe adresimin e problemeve të tyre, si dhe integritetin moral të secilit individ.

Sipas tij, “një Parlament me petale që i merr duke qenë askushi, pa eksperiencë, një parlament i tillë është i kontrollueshëm nga Rama”.

“Kriteret duhet te jene investimi që ka te qytetarët, duke i adresuar problemet e tyre, investimi legjislativ dhe kriteri kryesor, integriteti moral. Pra, një parlament me petale nuk ka sens. Mund ta quash dikë që ka ngrenë një lugë çorbë të prishur, por dhe një Parlament me petale që i merr duke qenë askushi, pa eksperiencë, një parlament i tillë është i kontrollueshëm nga Rama”, tha ai.

Sipas gazetarit, sot integriteti moral i deputetëve vlerësohet nga SPAK-u, duke parë se disa prej socialistëve përballen me probleme ligjore.

Më tej ai shtoi se në Kuvend ka disa deputetë të mandatuar që nuk përfaqësojnë askënd dhe që janë të panjohur për publikun, madje pa asnjë njohuri të veprimtarisë dhe funksionit të tyre.

“Më duken si idiotë të dobishëm që thjesht ngrënë kartonin për të votuar një ligj të caktuar,” tha Bala.

Gazetari Anri Bala: Kemi disa parti politike që i kemi disa deputet të mandatuar që nuk përfaqësojnë askënd, nuk i dimë as emrat, funksionin, me duken si idiot të dobishëm, ngrenë kartonin për të votuar një ligj të caktuar. Kriteret duhet te jene investimi që ka te qytetarët, duke i adresuar problemet e tyre, investimi legjislativ dhe kriteri kryesor, integriteti moral.

Pra, një parlament me petale nuk ka sens. Mund ta quash dikë që ka ngrenë një lugë çorbë të prishur, por dhe një Parlament me petale që i merr duke qenë askushi, pa eksperiencë, një parlament i tillë është i kontrollueshëm nga Rama.

Nëse një person ka 7 mandatë në parlament, është grup parlamentar, mund të shkëputet kur te dojë, janë njerëz teknikë. Rama duhet të ketë largpamësinë se ku po çon listën. Çdo parti polikë, integritetin moral ia përcakton SPAK. Sado të ngrejë një deputet Rama, nesër pasnesër integriteti bie.