Jo vetëm modele, Danja zbulon punën që bën në Tiranë
Gjatë një bisede në ‘Big Brother VIP Albania’, Danja Koka ka ndarë detaje rreth punës së saj, duke theksuar angazhimin e saj profesional, shumë ndryshe nga modelingu, siç jemi mësuar ta shohim. Ajo i tha Gjestit se punon si specialiste te Bashkia e Tiranës.
“Unë jam në zyrë, punoj në zyrë. Jam specialiste te Bashkia e Tiranës”- tha Danja.
Kjo deklaratë ka tërhequr vëmendjen e shikuesve, të cilët nuk ishin në dijeni të këtij fakti.