Qytetari komentoi “Fitore e PD në 11 Maj”, Rama: Larg qoftë! E dini që BE nuk i sheh me sy ca tipa!
“Larg qoftë”, kështu i është përgjigjur kryeministri Rama njërit prej qytetarëve i cili komentoi që Partia Demokratike do të fitojë zgjedhjet në 11 maj.
Në bashkëbisedimin virtual me qytetarët, Rama tha se një fitore e PD-së do të kishte pasoja për shqiptarët, vendin dhe marrëdhëniet me Bashkimin Europian.
“Larg qoftë, larg qoftë për fëmijët tanë, larg qoftë për vendin, për marrëdhëniet me BE. Mos harroni që BE nuk i sheh fare me sy ca tipa. Deri kur të hyjmë atje ka shumë rëndësi se kush qeveris këtu”, tha Rama.
Rama: Larg qoftë, larg qoftë për fëmijët tanë, larg qoftë për vendin, për marrëdhëniet me BE. Mos harroni që BE nuk i sheh fare me sy ca tipa. Deri kur të hyjmë atje ka shumë rëndësi se kush qeveris këtu. Kur të hyjmë është më ndryshe, por deri atë ditë, ti thua Fitore, për çfarë për të shkrirë SPAK, për të kthyer përmbys atë që ka nisur si luftë emancipuese, transformuese kundër korrupsionit. Çfarë do fitosh, ky nuk është futboll. Çfarë do fitosh ti?