Wed, Mar 12, 2025

Kumbulla MVP, tjetër performancë bindëse e mbrojtësit kuqezi me Espanyol

  • PublishedMarch 11, 2025

Kumbulla MVP, tjetër performancë bindëse e mbrojtësit kuqezi me Espanyol

Vijon forma shumë e mirë këtë sezon e Marash Kumbullës. Qendër mbrojtësi kuqezi ka bindur sërish me performancën e tij, në ndeshjen e fundit të javës së 27 në La Liga mes Espanyol dhe Gironas, e përfunduar në barazim 1 me 1.

Kumbulla ishte lider në prapavijën e skuadrës bardheblu, teksa u vlerësua edhe si lojtari i ndeshjes nga site ndërkombëtar prestigjioz “Flash Score”. Kumbulla mori vlerësimin më lartë, duke marrë notën 7.9 pas performancës së zhvilluar në këtë sfidë. Lajm shumë i mirë ky edhe për Sylvinhon vetëm pak ditë nga nisja e fushatës eleminatore të Kupës së Botës 2026.

Nota Kumbulla
 


AlbaniaWeb.net