Fri, Mar 14, 2025

Golat e Balajt, vjen “preja” e preferuar… Tirana

  • PublishedMarch 11, 2025

Golat e Balajt, vjen “preja” e preferuar… Tirana

Sulmuesi kryesor i skuadrës mungon në takimin me golin në Superiore prej 5 ndeshjesh radhazi. Duke pasur kështu 450 minuta pa gjetur rrugën e rrjetës në elitën e futbolli tonë.

Një statistikë që patjetër nuk i shkon edhe aq për “shtat” një bomberi të kalibrit të 34- vjeçarit. Po kështu, duhet theksuar se pavarësisht mungesës së golit, kontributi i tij në skuadër mbetet i jashtëzakonshëm. Por duket se ndeshjet ndaj Tiranës e “ndezin” ish-sulmuesin e kombëtares shqiptare.

Kjo pasi bardheblutë, që prej rikthimit të tij në kampionatin shqiptar në janar 2023, janë shndërruar në “prenë” e preferuar të shtatlartit. Që nga ajo periudhë, Balaj ka zhvilluar 9 ndeshje si titullar kundër Tiranës, duke u shënuar 9 herë bardhebluve. E duke u shndërruar kështu në një “makth” të rekordmenëve të futbollit tonë. Madje, ish-sulmuesi edhe i Tiranës në të shkuarën, u ka shënuar 6 herë bardhebluve në sezonin 2024- 25.

Kjo në barazimin 2-2 mes dy skuadrave në ndeshjen e fazës së parë dhe po ashtu një dopietë në fitoren 3-4 të Vllaznisë në fazën e dytë të kampionatit. E po ashtu ka shënuar një dopietë edhe në fitoren 2-1 të Vllaznisë në fazën e tretë ndaj kryeqytetasve, ku nga 14 golat që ka shënuar deri në këto momente në kampionat, 6 prej tyre shkodrani ia ka shënuar kryeqytetasve.

Patjetër te Vllaznia fillimisht do të kërkojnë fitoren e më pas edhe zhbllokimin e sulmuesit dhe kapitenit të ekipit. Që nga statistikat duket se premton për gol në ndeshjet klasike kundër Tiranës.


AlbaniaWeb.net