Wed, Mar 12, 2025

A do të largohet sonte Gjesti nga “BBVA”?

  • PublishedMarch 11, 2025

A do të largohet sonte Gjesti nga “BBVA”?

Gjatë ditës së sotme në “Big Brother VIP Albania”, ka ndodhur një përplasje mes Gjestit, Vserlos dhe Olës. Këngëtari ka goditur me vezë në kokë të dy banorët, duke shkaktuar reagime të ashpra nga ana e tyre. Ata kërkuan përjashtim të menjëhershëm të Gjestit nga produksioni.

Ky veprim ka ngjallur kujtime për një ngjarje të ngjashme në edicionin e kaluar, por në fakt në edicionet e kaluara nuk ka patur eliminime për këtë veprim. Por a do të ketë dhe Gjesti të njëjtin fat? Kjo mbetet për t’u zbuluar sonte.

Gjithashtu, Gjestit i ishte dhënë një zarf i zi pas kalimit të murit të shtëpisë.