Wed, Mar 12, 2025

“Duam çerekfinalet”, Ancelotti: Ndaj Atleticos gjithmonë si betejë, ndaj tyre mund të vendosin detajet

  • PublishedMarch 11, 2025

“Duam çerekfinalet”, Ancelotti: Ndaj Atleticos gjithmonë si betejë, ndaj tyre mund të vendosin detajet

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti u shpreh para ndeshjes ndaj Atleticos në Champions se pret një takim të luftuar, me të ekipet që do japin gjithçka për kualifikimin.

“Duam çerekfinalet. Penalltitë? Është e vështirë të përgatitesh për to, nuk mund të rikrijosh atmosferën e një stadiumi. Faktori mendor është më i rëndësishëm se ai teknik.”

Champions është gjithmonë një garë e veçantë për Real Madridin: “Ky vit është i komplikuar, por ne kemi besim”. Për formacionin: “Kam më shumë se 11 lojtarë, edhe zëvendësimi i duhur mund të vendosë ndeshjen”.

“Me Atleticon ndeshjet gjithmonë luftohen dhe vendosen nga detajet, nesër do të jetë njësoj. Ndeshje që shënon sezonin? Vetëm një ndeshje që na lejon të vazhdojmë të ëndërrojmë në kompeticion. Këtë vit është më e komplikuar, por ne kemi besimin për të shkuar në finale.”

 


AlbaniaWeb.net