Në kërkim për vjedhje, arrestohet 46-vjeçari në Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. R., 46 vjeç, banues në Vlorë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar me 11 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. M., 37 vjeç, banues në Sarandë, pasi motra e tij ka bërë kallëzim se 37-vjeçari ka kryer gjeste me natyrë seksuale, në prani të saj. Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet për verifikimin e plotë të rastit.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin D. N., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase, përreth 2 muaj. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi F. Z., 19 vjeç, banues në Himarë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–