Barça kualifikohet me spektakël, Flick: Duam të fitojmë Champions League
Mes zisë dhe spektaklit të Lamin Yamal, Barcelona kalon pa shumë probleme Benfikën. Ekipi i Hansi Flick triumfoi edhe në ndeshjen e kthimit, këtë herë me rezultatin 3-1 duke siguruar një biletë për në fazën çerekfinale aty ku do të përballet me fituesin e çiftit, Lille-Dortmund.
Talenti spanjoll, Lamin Yamal zhvilloi një ndeshje të “çmendur”, fillimisht dhuroi një super assist për Raphinha-n me brazilian që e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë në minutën e 11-të.
Festa e Barçës nuk zgjati shumë pasi dy minuta më vonë, Benfika barazoi shifrat me kapitenin Otamendi i cili brenda në zonë me kokë rihapi ndeshjen.
Stafetën e mori sërish Yamal, me sulmuesin spanjoll që në minutën e 27-të bëri gjithçka vetë, një aksion personal dhe një goditje perfekte e cila u ndal në trekëndësh. I gjithë stadiumi u çua në këmbë duke nderuar talentin blaugrana.
Ekipi i Flick nuk u mjaftua me kaq, por në fundin e pjesës së parë, Raphinha kompletoi “dopietën” e tij personale dhe golin e tretë për Barçën. Fraksioni i dytë nuk solli ndryshim në rezultat me Barçën që feston me të drejtë për këtë kualifikim të rëndësishëm.
Në përfundim të këtij takimi Hansi Flick u shfaq i kënaqur për trajneri i Barçës nuk dëshiron të ndalet këtu, kërkon të fitojë këtë edicion:
“Jam shumë i lumtur për këtë kualifikim, por jam i lumtur mbi të gjitha për Yamal, kishte kohë që nuk shënonte. Faza çerekfinale? Është e rëndësishme që arritëm në këtë fazë, por ideja dhe objektivi ynë është të fitojmë Champions League, sigurisht do të jetë e komplikuar, por ne dëshirojmë t’i shkojmë deri në fund”, u shpreh Flick.

“Magji për në çerekfinale”, shkruan Mundo Deportivo në faqen e parë.
()