Wed, Mar 12, 2025

Arsenal, Saliba nuk ka dilema: Shkojmë në finalen e madhe të Champions

  • PublishedMarch 12, 2025

Arsenal, Saliba nuk ka dilema: Shkojmë në finalen e madhe të Champions

Mbrojtësi i Arsenalit, Saliba e ka bindje. Sipas tij, londinezët, do ia dalin që të shkojnë në finalen e Champions League.

“Të gjithë duan të fitojnë Ligën e Kampionëve, sepse është një kompeticion që e shikon kur je i vogël. Do të japim gjithçka dhe më pas gjithçka mund të ndodhë”.

“Mendoj se jemi afër, shumë afër. Ne do të vazhdojmë ta ndjekim këtë trofe, nuk do të ndalemi së punuari. Kur je në një klub si ky, dëshiron të fitosh trofe.

Është e trishtueshme që nuk e kemi bërë tashmë, por duhet të vazhdojmë. Jam shumë i bindur se do të arrijmë atje”, tha Saliba.


AlbaniaWeb.net