Listat e kandidatëve për deputetë të PD, Rama ironizon opozitën: Jam mërzitur se Kujtim Gjuzin dhe gjelin e Peqinit i kishin lënë në det të hapur
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sy m’Sy”, ka ironizuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit të Partisë Demokratike, duke u shprehur se është zgjuar i mërzitur për shkak se Kujtim Gjuzi dhe Dashnor Sula janë lënë jashtë listave.
Me ironi, kreu i qeverisë thotë se Kujtim Gjuzi është përfaqësuesi me dinjitoz i Shqipërisë madhështore.
Rama: Jam i mërzitur se kujtim Gjuzin e kishin lënë në det të hapur dhe nga ana tjetër në det të hapur kishin lënë edhe një gjel deti të Peqinit. Por për Kujtimin u mërzita shumë sepse është përfaqësuesi më dinjitoz i Shqipërisë madhështore.