“Nuk kam parë kurrë në jetën time”, rasti i Alvarez tërbon Simeonen, Ancelotti: Penalltitë janë lotari
Suksesi në derbin e Madrid, për më tepër në këtë formë, nga ruleta e penalltive prodhoi emocione të mëdha, sigurisht nuk mund të mungonin edhe polemikat ku penalltia e Alvarez është kthyer në temë diskutimi jo vetëm në Spanjë. Pavarësisht këtij detaji, trajneri i Realit, Carlo Ancelotti shijuan këtë kualifikim:
“Ishte një ndeshje e vështirë, pasi na shënuan që në minutën e parë, ai gol ndryshoi edhe dinamikën e ndeshjes. Ndaj Atleticos është e vështirë të krijon raste të pastra pasi ato mbrohen në një mënyrë të shkëlqyer. Penalltia e anuluar e Alvarez? Është pak e çuditshme, por është e qartë që ai e preku topin dy herë, fillimisht me të djathtën dhe më pas me të majtën. Gjithsesi, penalltitë janë një lotari, këtë e dimë të gjithë”, u shpreh Ancelotti. Atmosfera është krejtësisht ndryshe në pjesën tjetër të kryeqytetit.
Diego Simeone e ka të vështirë të pranojë një eliminim të tillë dhe fjalët e tij të para shkuan pikërisht për atë episod të Alvarez:
“Nuk kam parë kurrë në jetën time që VAR të thërras arbitrin për një situatë të tillë. Ju them të gjithëve këtu në konferencë, të ngrejë dorën dikush që e pa se Alvarez e preku topin dy herë. Ja pra, askush nuk e ngriti dorën. Në lidhje me ndeshjen, jam shumë krenar për djemtë e mi, thjesht na mungoi fati”, theksoi Simeone.
()