Përmbysje e kualifikim, Dortmund kalon Lillë dhe gjen Barçën në 1/4
Borussia Dortmund përmbys disavantazhin e pjesës së parë ndaj francezëve të Lillë dhe siguron kualifikimin mes 8 më të mirave në Uefa Champions League.
Verdhezinjtë e drejtuar nga Nico Kovaç u gjendën që në nisje të garës në disavantazh, teksa që në minutën e 5, do të ishte David që brenda zonës godet saktë me topin që i kalon mes këmbëve portierit Kobel, që absolutisht pati përgjegjësi në pësimin e këtij goli.
Megjithatë skuadra mike nuk qëndroi duarkryq teksa u hodh menjëherë në sulm për të ndryshuar shifrat. Në pjesën e parë Dortmund i’u afrua disa herë golit me Gross e Guirassy por pa mundur dot të gjejë rrjetën.
Pjesa e dytë do të fliste e gjitha për ekipin e Kovaç, teksa që në minutën e 9 të kësaj pjese, Guirassy fiton një 11 metërshm, të cilin e shndërron në gol me shumë gjakftohtësi, kapiteni Emre Can.
11 minuta më vonë Dortmund do të merrte avantazhin teksa një pasim i sulmuesit Guirassy shfrytëzohet më së miri nga Beier, që e ë miri nga Beier, që e çon topin në trekëndësh.
Rezultati nuk do të ndryshonte deri në fundin e lojës, me Borussian e Dortmundit që kalon kështu në çerekfinale, teksa aty do të gjejë Barcelonën. Katalanasit shihen si favorit absolut për të kaluar në fazën gjysmëfinale, megjithatë gjermanët nuk do të kenë asgjë për të humbur e do të provojnë të surprizojnë skuadrën e Hansi Flick.